Telenews

Thirrja e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës që ta fillojë pa vonesa themelimin e Asociacionit

Bashkimi Evropian (BE) pritet t’i bëjë thirrje Kosovës ta nisë punën pa asnjë vonesë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thuhet në një dokument të zgjerimit të BE-së.

BE-ja i ka përgatitur konkluzat për zgjerimin e bllokut, të cilat do të duhej të miratohen të martën, më 17 dhjetor, në takimin e Ministrave të BE-së.

Në draftin e këtyre konkluzave, BE-ja gjithashtu u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që pa vonesa t’i zbatojnë marrëveshjet nga dialogu dhe të gjitha detyrimet e tjera, si dhe ua rikujtohen atyre se këto rrugëtimi i të dyjave shteteve drejt integrimeve evropiane varet pikërisht nga këto detyrime.

“Këshilli e përsërit se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksi për zbatimin e saj, të miratuara në shkurt dhe mars 2023, duhet të respektohen dhe zbatohen në tërësi sa më shpejtë që të jetë e mundur pa parakushte, sikurse të gjitha obligimet e tjera nga BE-ja“, thuhet në këtë dokument.

Në veçanti Kosovës i kërkohet ta fillojë punën për miratimin e draft-statutit evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duke nisur me përcjelljen e draft-statutit, të cilin palëve ua ka paraqitur lehtësuesi i BE-së, përmes vendimit të Qeverisë së Kosovën në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës pa vonesa të reja“, thuhet në këtë draft.

Në tetor 2023, BE-ja ua dorëzoi Kosovës dhe Serbisë një “draft-statut modern” për formimin e Asociacionit. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia – e mbështetën atë.

Prej atëherë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje vazhdimisht Kosovës ta dërgojë në Gjykatën Kushtuese këtë draft-statut.

Zyrtarët e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti e kanë cilësuar si “non-paper” draft-statutin evropian.

Muajin e kaluar, zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu, tha se draft-statuti evropian “është ai i një non-paperi”, dhe se kryeministri nuk e ka pranuar atë, pavarësisht se BE-ja ngul këmbë se Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranuan këtë draft-status në parim vitin e kaluar.

Në konkluzat e saj, BE-ja e përmend edhe gjendjen e tanishme në veriun e Kosovës, pas një shpërthimi në një kanal uji të Ibër-Lepencit në Zubin Potok muajin e kaluar, raporton REL.

Të ngajshme

Gjykata do të kërkojë sjellje me detyrim për Sveçlën, Pacollin e Zybën në seancën për gazin

Erzana Fazliu

Zelensky i kërkon Trumpit qëndrim të qartë ndaj Rusisë: Ndale personalisht Putinin

Erzana Fazliu

Osmani pret në takim ministren e Jashtme të Finlandës, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

Valjeta Turkaj