Telenews

Thirrja nga Drenica e Kuqe, Leonora Jakupi: Shi­hemi më 12 shtator, ta mbrojmë historinë tonë më të lavdishme –

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, u është bashkuar thirrjeve për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një videoje, Jakupi ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit, duke bërë thirrje për drejtësi, dinjitet dhe liri, si dhe për mbështetje ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.

“Të dashur qytetarë shihemi me 12 shtator në sheshin ‘Skënderbeu’. T’i thërrasim ndërgjegjes sonë kombëtare për drejtësi, dinjitet dhe liri. Ta mbrojmë historinë tonë më të lavdishme dhe krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Jakupi.

Ajo bëhet kështu pjesë e artistëve që ditët e fundit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e 12 shtatorit.

Më herët, thirrje për pjesëmarrje kishin bërë edhe reperët Lyrical Son dhe Ledri Vula, si dhe këngëtari Yll Limani.

“Marshi për Liri”, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Të ngajshme

LDK-ja merr pjesë të mërkurën në seancën konstituive, Lushaku: Presidenti nuk u diskutua në mbledhje –

KushtrimGuraj

PDK-ja s’mungon të mërkurën, Hamza: Kuvendi duhet të jetë i konstituuar para vendimit në Hagë –

KushtrimGuraj

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Yllka Gashi