Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Bekim Jashari ka ndarë një rrëfim emocional dhe nderim për gratë dhe vajzat e familjes së tij, duke theksuar heroizmin e tyre gjatë Luftës së Kosovës. Ai tregon se gjatë 5, 6 dhe 7 marsit 1998, përpjekjet për të komunikuar me familjen në Prekaz ishin të pasuksesshme, dhe asnjëherë nuk mund të imagjinonin tragjedinë që po ndodhte.
Më 8 mars, ditën që duhej të festonin gratë e familjes, morën lajmin që i theu zemrën, por gjithashtu ua ngriti krenarinë – vdekjen heroike të grave të familjes Jashari. Nënat Zahide dhe Feride, motrat Adile dhe Zarife, ishin jo vetëm mbështetëse, por luftëtare të palodhur që qëndruan me burrat deri në frymën e fundit, duke kontribuar në luftë dhe ndihmuar me armatim, duke refuzuar të largoheshin nga betejat për liri.
Bekim Jashari nderoi edhe motrën e tij Besartën, e cila mbeti e gjallë për të dëshmuar heroizmin e familjes dhe për të mbajtur amanetin e atyre që e preferuan lirinë para jetës. Ai gjithashtu i shprehu mirënjohjen gruas së tij, që vazhdon të ruajë dhe të edukojë fëmijët me të njëjtat vlera dhe tradita që gratë e familjes Jashari i mësuan.
Në këtë 8 Mars, Bekimi e mbyll me fjalët: “Lavdi grave të familjes sonë! Lavdi grave të Kosovës që u bënë dritë në errësirën e luftës dhe qëndruan të pathyeshme deri në çlirim.”
Postimi i plotë: