Telenews

Thirrjet për Palestinën ndërprenë finalen e Australian Open, organizatorët bëjnë veprim të turpshëm (VIDEO)

Një skenë e papritur dhe e pakëndshme ka ndodhur gjatë ndeshjes finale në konkurrencën e femrave në Australian Open, ku një tifoz ndërpreu ndeshjen për pak kohë.

Arina Sabalenka fitoi në finale ndaj Qinwen Zheng me rezultat 2:0 (6:3 dhe 6:2) dhe kështu vazhdoi dominimin e saj në tenisin për femra.

Ajo fitoi një titull të ri Grand Slam pa humbur asnjë set dhe ndeshja do të mbahet mend edhe për skenën nga seti i dytë.

Kur bjellorusja po nxitonte drejt titullit në Australian Open, një grup tifozësh vendos të lidheshin me karriget në të cilat ishin ulur dhe më pas filluan të bërtasin: “Palestina e lirë, Palestinë e lirë”.

Ata sollën edhe flamurin palestinez dhe duke qenë se në tenis është rreptësishtë e ndaluar të bërtasësh çdo gjë gjatë kohës që po zhvillohet ndeshja, menjëherë ka reaguar sigurimi dhe i ka nxjerrë jashtë fushës.

Pushimi i shkurtër përfundoi pasi tifozi kryesor me flamur në duar u dëbua dhe ndeshja rifilloi pas kësaj.

Pushimi nuk i preku tenistet, sidomos Sabalenka, e cila me lojën e saj dominuese tregoi se aktualisht nuk ka të asnjë barabartë në turneun WTA.

Të ngajshme

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj