Telenews

“Thjesht e ka pyetur…”, Kërçeli e konfirmon telefonatën Geci-Konjufca për votën e Marigona Gecit

“thjesht-e-ka-pyetur…”,-kerceli-e-konfirmon-telefonaten-geci-konjufca-per-voten-e-marigona-gecit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci, deklaroi se nënkryetari i LVV’së, Glauk Konjufca, i ka thënë se çfarë po kërkon në këmbim të votës së deputetes Marigona Geci.

Lidhur me këtë ka reaguar Ilir Kërçeli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka qenë edhe këshilltar i Glauk Konjuca, ku ka pranuar se ka pasur bisedë mes Konjufcës dhe Gecit për votë

Sipas Kërçelit, Glauk Konjufca nuk ka përdorur një gjuhë të tillë – si, çfarë po kërkon në këmbim të votës – dhe thjesht e ka kontaktuar Gecin për të ndihmuar në zhbllokimin e punës së Kuvendit.

Ai tha telefonata e Konjufcës me Gecin ka ndodhur përmes disa personave të tjerë.

“Glauku nuk flet me atë gjuhë: ‘çfarë po kërkon’. Thjesht e ka pyetur për ta zhbllokuar Kuvendin… I keni parë para kësaj bisede disa deklarata të Gani Gecit, që ‘ne nuk kemi votë për PDK, më përpara kemi votë për VV-në’. Kjo mund të lexohet si gatishmëri për të dalë nga kjo bllokadë. Ju e njihmi zotin Konjufca, nuk flet me këtë gjuhë se ‘çfarë po kërkon’…”, ka thënë Kërçeli në RTV Dukagjini.

Pasi dëgjoi deklaratën e Kërçelit, Gani Geci reagoi sërish, duket thënë se po gënjen.

“Ai është tu rrejt. Thuaj ta qes incizimin e tani të ndalet filikaqi”, ka thënë Geci.

Geci ka thënë se kërkesa iu është parashtruar përmes një deputeti.

“Një prej deputetëve është Arbër Rexhaj, e ka shti dikënd tjetër dhe më ka kontaktu. Një tjetër, s’po du me ja përmend emrin se e kam mik. Mik i jemi që kemi qenë në luftë me majtistët prej 1999. Më kanë thënë çfarë po kërkon dhe më kanë thanë po kërkojnë me u taku me ty udhëheqësit e LVV-së, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti. Unë i kam thanë atyre që unë nuk takohna me ta se s’kom për çka. Më ka thirrë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ka kërkuar prej meje çfarë po don që ne ta bëjmë pushtetin dhe unë kam thanë, unë nuk jam ai që nuk e shes votën. Ata kanë tentu edhe në vitin 2021 me bë të njëjtën. Tani është e njëjta, unë nuk jam ai që rrej. Ka qenë ora rreth 17:57 minuta, biseda ka qenë 13 minuta në telefon. Unë nuk lëshoj këso detaje, ju e dini”, ka thënë ndër të tjera Geci.

 

Gani Geci thotë se Konjufca e telefonoi për votën e Marigonës: Çka po kërkon që me na votu qeverinë e Albin Kurtit

The post “Thjesht e ka pyetur…”, Kërçeli e konfirmon telefonatën Geci-Konjufca për votën e Marigona Gecit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Rast i rëndë në Klinikën e Gjinekologjisë – gruaja me probleme mendore kërkon abort, dyshohet për dhunim

KushtrimGuraj

Shtyhet për 2 maj eksplodimi i mjetit shpërthyes që dyshohet se është i Luftës së Dytë Botërore, Policia del me njoftim

KushtrimGuraj

Paocolli: Krejtësisht legjitime që deputetëve të opozitës t’u kërkohet të mbështesin zgjedhjen e Kryeparlamentarit

KushtrimGuraj