Telenews

Threads ka 400 milionë përdorues

threads-ka-400-milione-perdorues

Aplikacioni Threads i Metës tani mund të krenohet me mbi 400 milionë përdorues aktivë në muaj, ka konfirmuar drejtuesi i Instagramit, Adam Mosseri.

Në një postim që shënonte këtë sukses, Mosseri u ndal te rrugëtimi dyvjeçar nga “një ide e çmendur për të konkurruar me Twitter-in” deri te një platformë që synon një bisedë të hapur dhe të civilizuar.

Threads u lançua në korrik të vitit 2023 dhe arriti 100 milionë përdorues brenda vetëm pesë ditësh. Angazhimi i hershëm ra shpejt, por aplikacioni u rikuperua me një rritje të qëndrueshme. Deri në mesin e vitit 2024 arriti në 175 milionë përdorues, 300 milionë në dhjetor dhe 350 milionë në prill.

Megjithëse mbresëlënëse, Threads ende mbetet pas X (ish-Twitter), i cili ka rreth 650 milionë përdorues aktivë në muaj. Ky hendek është ngushtuar falë integrimit me Instagramin, që u mundëson përdoruesve të importojnë lehtësisht ndjekësit e tyre.

Kundërthëniet e X-it nën drejtimin e Elon Musk, nga funksionet me pagesë deri te moderimi më i lehtë, i kanë shtyrë disa përdorues të kërkojnë alternativa. Threads është mbështetur në këtë duke u prezantuar si një alternativë më e qetë, megjithëse kritikët thonë se ende i mungon një identitet i qartë, duke paralajmëruar se rrezikon të shihet thjesht si një “Instagram me tekst”.

Ndërkohë, Bluesky, i mbështetur nga bashkë-themeluesi i Twitter-it, Jack Dorsey, promovon decentralizimin dhe kontrollin e përdoruesit – ka një bazë shumë më të vogël, por në rritje, me rreth 10 milionë përdorues. Edhe Mastodon dhe platforma të tjera vazhdojnë të tërheqin përdorues.

Të ngajshme

WhatsApp prezanton llogaritë e menaxhuara nga prindërit për para-adoleshentë

Valjeta Turkaj

Dreame ka përgatitur telefona luksozë me vlerë deri në 15 mijë dollarë

Valjeta Turkaj

Mira Murati arrin marrëveshje miliarda dollarëshe për çipa me Nvidia-n

KushtrimGuraj