Telenews

Tifozi i Australisë bëhet viral për momentin gazmor në Kupën e Botës

Një tifoz australian i futbollit është bërë viral në rrjetet sociale pasi reagimi i tij gazmor pasi pa veten në ekranin e madh në Katar u bë viral.

Ndërsa Socceroos u përball me Francën në ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së Botës, kamera u drejtua te disa tifozë australianë të ulur në tribuna.

Kamera ndaloi tek një fans i veçantë, fytyra e të cilit dukej e zbrazët dhe e tronditur.

 

Ndërsa dëgjohej vetëm zhurma brohoritëse e tifozëve, fjalët që dolën nga goja e burrit australian ishin shumë të qarta.

“Jezus, ne jemi në televizionin e q***”, lexoheshin fjalët nga buzët e tifozit.

https://twitter.com/gunnerquotidian/status/1595351076756402177?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1595351076756402177%7Ctwgr%5Efa2c0d077769f4a1d108c986cf40ec07949768ad%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftifozi-australise-behet-viral-per-momentin-gazmor-ne-kupen-e-botes%2F

Njerëzit në internet e kapën shpejt videon dhe filluan shpërndarjet duke e bërë tashmë virale në rrjetet sociale.

Ndryshe, ndeshja e radhës e Australisë do të zhvillohet kundër Tunizisë të shtunën, ku një humbje do të konfirmonte largimin e tyre nga Kupa e Botës.

Të ngajshme

Arrihet marrëveshja, Rrahmani vazhdon me Napolin me pagë të re dhe kontratë afatgjatë

KushtrimGuraj

E ardhmja e Lewandowskit në pikëpyetje, agjenti drejt Italisë për bisedime

KushtrimGuraj

I jashtëzakonshëm Fisnik Asllani, realizon super gol ndaj Hamburgut

Blearta