Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana, është përfshirë në listën e destinacioneve më të kërkuara për vitin 2025, sipas revistës spanjolle “Dimensión Noticias”.
Tirana, me bukurinë e saj historike dhe mikpritjen e ngrohtë, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Nga Sheshi “Skënderbej” deri te oferta kulturore dhe kulinare, Tirana ofron një eksperiencë unike për çdo vizitor, shkruan telenews.
Me zhvillimet e reja dhe infrastruktura që po modernizohet, qyteti është bërë një pikë e rëndësishme për ata që kërkojnë aventura të reja dhe një atmosferë të veçantë./Telenews/