Telenews

Tjetër vdekje në vendin e punës në Kosovë, në Prizren ndalohen nga policia dy persona

Një incident tragjik ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në qytetin e Prizrenit, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve në një objekt ndërtimi.

Viktima, N.XH., mashkull rreth 40 vjeç nga Drenasi, ka rënë nga lartësia ndërsa po punonte në kulmin e ndërtesës. Ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku, përkundër përpjekjeve të mjekëve, është konfirmuar i vdekur.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe duke intervistuar dëshmitarët e pranishëm.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë mbikëqyrësi i punimeve dhe investitori i projektit, të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet kanë premtuar se do të hetojnë në mënyrë të plotë shkaqet dhe përgjegjësitë që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Të ngajshme

Kosova me shërbimin Apple Pay, ambasada amerikane: Krenarë që mbështetëm këtë hap me rëndësi – avancon ekonominë

Valjeta Turkaj

Të paktën 60 të vdekur pas shirave të rrëmbyeshëm në Kinë

Valjeta Turkaj

Dorëhiqet kryeministri i Lituanisë pas presionit për lidhjet biznesore me kunatën e tij

Valjeta Turkaj