Telenews

Tmusic për përplasjen me trajnerin: E di që dukej keq, vetëm dashuri dhe respekt për ‘baba’ Adisin

tmusic-per-perplasjen-me-trajnerin:-e-di-qe-dukej-keq,-vetem-dashuri-dhe-respekt-per-‘baba’-adisin

Skuadra e Trepçës në basketboll ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Vëllaznimit.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 63:59.

Megjithatë, një gjë e paparashikueshme ndodhi në fund të ndeshjes, atje ku pati një përplasje tek skuadra e Trepçës.

Trajneri Adis Beciragic iu vërsul basketbollistit të tij, Mikaile Tmusic, ku u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të mos eskaluar situatën.

Duket se tashmë gjërat janë qetësuar pak dhe basketbollisti Tmusic, i ka kushtuar një postim të veçantë trajnerit të tij.

“E di që dukej keq, por kjo është arsyeja pse jemi kampionë gjatë gjithë këtyre viteve, sepse e duam lojën si askush tjetër me të njëjtin pasion. Në fund të ditës, jemi vetëm njerëz, vetëm dashuri dhe respekt për BABA Adisin”, ka shkruar Tmusic.

Të ngajshme

E çuditshme: Trajneri i Trepçës dhe basketbollisti Tmusic tentojnë të grushtohen mes vete

KushtrimGuraj

Sot mbyllet java e 25-të e Superligës, zhvillohen dy ndeshje interesante

KushtrimGuraj

Ardon Jashari po kërkohet nga “gjysma” e Premierligës

KushtrimGuraj