Telenews

“Toki” jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Prishtinës

“toki”-jep-doreheqje-nga-pozita-e-trajnerit-te-prishtines

Rikthimi i Afrim Tovërlanit si trajner i Prishtinës ka ardhur drejt fundit.

Kjo pasi që “Toki”, dha dorëheqjen e tij pas humbjes 3-0 në udhëtim ndaj Ferizajit.

Tovërlani mori drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe e udhëhoqi skuadrën në 15 ndeshje në të gjitha garat, me bilanc prej 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh.

“Klubi e falënderon për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruhet në njoftimin e klubit “bardhekaltër”./IndeksOnline/

Të ngajshme

Zinedine Zidane emërohet trajner i ri i Francës, nis një epokë e re për “Les Bleus”

Yllka Gashi

IFAB-ja e konfirmon: Embolo nuk duhej të përjashtohej ndaj Argjentinës, ndërhyrja e VAR-it ishte e gabuar

Yllka Gashi

Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

Rrezarta Ramaj