Thomas Muller do të vazhdojë karrierën e tij në MLS.
Muller, i është bashkuar Vancouver Whitecaps, si lojtar i lirë nga Bayern Munichu.
Ai do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin kanadez, ku shihet si përforcimi i madh i klubit.
Muller, tërë karrierën e tij e kaloi te Bayern Munichu, ku kishte bërë rreth 750 paraqitje ku shënoi 250 gola dhe 276 asistime.
Ai arriti të fitojë gjithçka, mes tyre dy “Tripleta” në vitet 2013 dhe 2020.