Telenews

Top 5-shja e PDK-së në Mitrovicë, shumë më e votuar për asamble, se ajo e VV-së

Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë po vazhdon të jetë e para me 40.37% edhe pas numërimit të 40% të vendvotimeve të procesura nga Qendra Komunale e Numërimit për Asamble. Në vend të dytë është LVV me 22.41% apo rreth 18 për qind më pak.

Dallimi i votave mes dy listave për Kuvendin Komunal është goxha i madh.

Nga 34 kandidatë të PDK-së, përfshirë bartësin e listës, që po synon karrigen e kryetarit, Arian Tahiri, edhe 24 kandidatë të tjerë, kanë vota ‘treshifrore’.

Tahiri si i pari ka marrë 4,833 vota.

Pas tij është Fisnik Suma është me 327 vota. Në vend të tretë Shkëlqim Ibrahimi me 253 vota.

Ndërsa Majlinda Kurti, si gruaja më e votuar e kësaj liste, ka gjithsej  247 vota

Dhe i pesti është Artan Berisha me 223 vota.

Në anën tjetër, Vetëvendosje e cila do të garojë me PDK-në në balotazh, nga 34 kandidatë, veç 10 i ka me vota ‘treshifrore’.

I pari i listës Armend Begu është votuar 2 mijë e 683 herë, kurse i dyti është Jeton Zeneli – 194 vota.

E treta me 180 vota është Erseka Berani, pasuar nga Kushtrim Zeneli me 165 vota.

Në vend të pestë është Alban Fejzullahu me 152 vota.

Nga kjo parti, vetëm edhe pesë kandidatë kanë vota ‘dyshifrore’.

Të ngajshme

“Unë jam UÇK”, shoqata “Tirana” thirrje për pjesëmarrje në protestën e 17 tetorit

KushtrimGuraj

Qeveria izraelite thotë se nuk ka kompromis për kthimin e trupave

KushtrimGuraj

Krasniqi e akuzoi për bashkëpunim me VV-në, përgjigjet Lladrovci

Donat Hashani