Telenews

Top lajm në mediat serbe, gruaja e Oliver Ivanoviqit e zbulon se është në lidhje

Milena Popoviq, e veja e të ndjerit Oliver Ivanoviq, së fundmi ka treguar se është në lidhje me Igor Juriqin, i cili është babai i Tijana Juriq, një adoleshente që ishte vrarë tragjikisht në Serbi.
Ajo ka publikuar një foto të tyre së bashku, por shumë shpejt e ka hequr nga profili i saj. Ka pasur shumë komente negative, por mediat serbe spekulojnë se kjo nuk është e vetmja arsye pse ajo e hoqi foton. Thuhet se të dashurit të saj i pengoi ekspozimi i lidhjes në publik.

Pasi Milena postoi një foto duke e vendosur krahas saj një zemër, Juriq dyshohet se ka thënë se ai nuk është yll i popit dhe s’duhet publikuar asgjë në lidhje me privatësinë e tij.
Kur ai është pyetur nga mediat për këtë fotografi, reagimi i tij ka qenë i ashpër.

Siç shkruan Kurir, kur i dërguan pyetje nga redaksia, Milena tha me inat se e dinte pse e thërrisnin, por se nuk i pëlqente kjo, transmeton Gazeta Express.
E pyetur nëse e ka lënduar komenti i partnerit të saj Igor Juriq, ajo ka thënë se nuk ka koment për asnjërën nga pyetjet dhe më pas e ka ndërprerë lidhjen. Mirëpo, pasi biseda përfundoi, ajo i dërgoi një mesazh.
“Ne kemi marrë vendimin që jetën tonë private ta mbajmë larg syrit të publikut dhe medias. Kaq është e gjitha”, tha ajo për mediat.
Kujtojmë se Milena dhe Igor sipas mediave janë në një lidhje prej dy vitesh dhe bashkëjetojnë në qendër të Novi Sadit.

Të ngajshme

Kaq kohë pas martese, Albina Kelmendi shfaqet tamam si një nuse e shtëpisë, vishet për qejfin e vjehrrive të saj

KushtrimGuraj

Franca njeh muzikën elektronike si “Trashëgimi Kulturore Jomateriale”

KushtrimGuraj

Gjest human: Të burgosurat në Lipjan u ndajnë dhurata nxënësve me nevoja të veçanta

KushtrimGuraj