Telenews

Tragjedi në Austri: Vdes aksidentalisht një 21-vjeçar nga Kosova

Një aksident tragjik ka ndodhur pas përplasjes së dy veturave në rrugën L1436 në Perg të Austrisë ku la të vdekur 21-vjeçarin nga Kosova.

Pas intervenimit të emergjencës austriake përmes helikopterit, thuhet se i riu kosovar ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin më të afërt.

Ndërkohë, 29 vjeçari tjetër i aksidentuar, ka marrë lëndime të lehta dhe është liruar nga spitali.

Policia austriake ende nuk ka dalë me një sqarim për shkakun e këtij aksidenti fatal dhe për mënyrën se si ndodhi.

Për këtë rast ka shkruar edhe mediumi austriak “Heute.at”.

Të ngajshme

“Ndëshkimi” i pacientëve: QKUK fiton 84 mijë euro prej parkingut për katër muaj

KushtrimGuraj

Abdixhiku thumbon Pecin, pas intervistimit në Prokurori

Donat Hashani

Peci lirohet pas intervistimit si i dyshuar nga Prokuroria Speciale

Donat Hashani