Telenews

Tragjedi në Cetinje: Vrau gjithë familjen dhe pastaj doli në rrugë duke vrarë kalimtarët

Sot në Cetinje të Malit të zi raportohet se 34-vjeçari, Vuçko Boriloviq, vrau gjithë familjen e tij, e më pas doli në rrugë dhe vrau me armë njerëz një nga një, dhe disa prej tyre u plagosën.

Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, kurir.rs shkruan se më shumë se 10 persona humbën jetën në këtë masakër, mes tyre edhe fëmijë.

Bëhet e ditur se policia më pas e vrau sulmuesin Vuçko Boriloviq. Ai dyshohet se po pengonte një ambulancë që t’u afrohej viktimave para se të vritej nga policia.

Sipas raportimeve, rreth orës 16:00 ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëqytetarëve të tij prapa ndërtesës së Qeverisë.

Besohet se shkaku ka të ngjarë se ndodhi pas një konflikti familjar.

Policia e atjeshme ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar.

Të ngajshme

Eksplorohet shpella më e thellë në Kosovë!

Yllka Gashi

FSK-ja stërvitet bashkë me Amerikën, Kroacinë dhe Shqipërinë

Yllka Gashi

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk jeni vetëm, do të angazhohemi deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë

Yllka Gashi