Telenews

Tragjedi në Egje, fundoset një gomone humbin jetën 18 emigrantë

18 emigrantë kanë humbur jetën, pasi një gomone u fundos në detin Egje, pranë Bodrumit në Turqi, njoftoi Garda Bregdetare turke.

“Pas operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit, u shpëtuan 21 emigrantë pa dokumente, ndërsa u gjetën trupat e pajetë të 18 të tjerëve”, thuhet në një deklaratë.

“Operacionet për të zbuluar fatin e personave të zhdukur dhe aktivitetet e tjera të kërkimit dhe shpëtimit vijojnë”, njofton më tej Garda Bregdetare. Në të njëjtin njoftim sqarohet se gomonia ishte ndaluar rreth orës 6 të mëngjesit, por më pas iku me shpejtësi në det të hapur. Për shkak të kushteve të vështira të detit, ajo u fundos.

Java e kaluar, pranë Kretës, 22 emigrantë që kishin nisur nga Libia humbën jetën nga uria dhe etja, pasi qëndruan 6 ditë në det.

Të ngajshme

E pazakontë në Vushtrri: 31-vjeçari gjen në mal karikator me 29 fishekë – Policia nis hetimet –

KushtrimGuraj

Kurti viziton familjen e Laurent Krasniqit, i shpreh ngushëllime për humbjen tragjike –

KushtrimGuraj

6 vjet pas Marrëveshjes së Uashingtonit, normalizimi me Kosovës dhe Serbisë duket më larg se kurrë –

KushtrimGuraj