Telenews

Tragjedi në Vushtrri: Humb jetën fëmija pasi goditet aksidentalisht me veturë nga babai

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri, ku një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi u godit nga automjeti.

Sipas policisë, dyshohet se babai me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën.

Rasti i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 të së premtes.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij, i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti është duke u hetuar.

Të ngajshme

Përkujtohet masakra në Izbicë

Valjeta Turkaj

Firmoset ujdia mes Kosovës dhe Kolumbisë, hiqen vizat për pasaportat diplomatike dhe zyrtare

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës: 28 mars 2026

Valjeta Turkaj