Telenews

Tragjedia në Pejë ku dy të rinj u gjetën të vdekur në një vilë, Prokuroria: Janë identifikuar dëshmitarë dhe siguruar prova

tragjedia-ne-peje-ku-dy-te-rinj-u-gjeten-te-vdekur-ne-nje-vile,-prokuroria:-jane-identifikuar-deshmitare-dhe-siguruar-prova

Prokuroria Themelore e Pejës ka dalë me detaje lidhur me tragjedinë që ndodhi sot atje, ku dy të rinj u gjetën të vdekur në një vilë. Viktimat janë një burrë i moshës 25-vjeçare dhe një grua e moshës 20-vjeçare.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar për Reporteri.net se janë siguruar prova dhe janë identifikuar dëshmitarë lidhur me rastin.

Ai ka bërë me dije se në vendngjarje ndodhen Kryeprokurorja dhe prokurorja e Krimeve të Rënda.

“Me të pranuar informatën menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, dyshohet se ishin pa shenje jete në një motel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe prokurorja e Krimeve të Rënda dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes duke siguruar provat të cilat do të shërbejnë në veprimet e mëtutjeshme. Njëkohësisht janë identifikuar dëshmitarë, është ftuar Mjekësia Ligjore për t’i tërhequr trupat e pajetë dhe me urdhër të shtetit të bëhet autopsia”, ka deklaruar Nikçi, i cili ka shtuar se informata të tjera s’mund të ndahen shkaku i ndjeshmërisë së rastit.

Rastin fillimisht e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia në Pejë është njoftuar se në rrugën e KFOR-it në një vilë po dyshohet se dy persona janë pa shenja jete. Policia mejëherë është nisur në vendngjarje, njëkohësisht eshte njoftuar edhe Emergjenca e qytetit, mjeku kujdestar me te arritur ka konfirmuar vdekjen e dy personave. Në vend të ngjarjes janë njësitet kompetente të cilët janë duke kryer hetimet për të kuptuar shkaqet”, tha Gashi.

Të ngajshme

E rëndë, dyshime se 12-vjeçarja në Pogradec mbeti shtatzënë nga përdhunimi prej të moshuarit 70-vjeçar

KushtrimGuraj

“Nuk kishte armë”, detaje të reja rreth vdekjes se dy të rinjve në një vilë në Pejë

KushtrimGuraj

71 deputetë të legjislaturës së 9-të pritet të jenë edhe në të 10-n

KushtrimGuraj