Telenews

Tragjedia në Vjenë, varroset me nderime të larta ish-veterani i UÇK-së, Asllan Musliu

Një nga tre kosovarët që humbën jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Vjenë, Asllan Musliu, është përcjellë për në banesën e fundit me nderime të larta ushtarake në Prizren.

Musliu kishte një të kaluar të lavdishme si luftëtar i lirisë. 

Në moshën 22-vjeçare, ai iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke qëndruar aktiv deri në çlirimin e vendit.

Ai kontribuoi në një nga periudhat më të rëndësishme historike për Kosovën, si pjesë e Drejtimit Taktik Nr. 2 gjatë operacionit “Shigjeta”, në betejën e Pashtrikut.

Pas përfundimit të luftës, Musliu vazhdoi shërbimin ndaj vendit si rreshter në Batalionin Gardist pranë Z2M të TMK-së, duke mbetur i përkushtuar ndaj institucioneve të sigurisë.

Vitet e fundit të jetës i kaloi në mërgim, në Vjenë, larg atdheut, ku edhe humbi jetën në rrethana tragjike gjatë punës në ndërtimtari. Vdekja e tij ka prekur thellë familjen, bashkëluftëtarët dhe gjithë komunitetin.

Të ngajshme

Kreu i VATRA-s i shkruan Trumpit, kërkon angazhim për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga –

KushtrimGuraj

Ambasada e SHBA-së: Ngërçi po i kushton Kosovës, formimi i institucioneve të bëhet në përputhje me Kushtetutën edhe vendimet e GJK-së –

KushtrimGuraj

Qytetari gjen portofol me para e dokumente në Viti, e dorëzon në Polici –

KushtrimGuraj