Telenews

Tragjike: Ndahet nga jeta çiklisti në magjistralen Podujevë – Prishtinë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një person ka mbetur i vdekur si pasojë e aksidentit të sotëm që ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

“Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, ka thënë, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion)”.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Ahmeti ka thënë që policia e ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave që shpien te ky aksident.

“Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor”. /Telenews.al/

LEXO EDHE:

Hoti tallet me Kurtin pas vizitës së tij në dyqane

Të ngajshme

Sot fillon zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

KushtrimGuraj

Mungesa e barnave për pacientët në QKUK – Ministri Vitia: Të gjitha barnat që gjenden në stokun e SHSKUK-së tashmë janë publike

KushtrimGuraj

Sot temperatura deri 18°C

KushtrimGuraj