Telenews

Tragjike në Tiranë, një shofer përplas për vdekje një 7-vjeçar dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë i mitur.

Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si edhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të ngajshme

Hasani zbulon si arriti në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Valjeta Turkaj

Nura e adreson në Këshillin Shtetëror për Epopenë e UÇK-së çështjen e Organizatave të dala nga lufta

Valjeta Turkaj

Dogana kap rreth një milion euro të padeklaruara në Merdare, podi i automjetit ishte modifikuar për t’i fshehur paratë

Valjeta Turkaj