Telenews

Tragjike: Vritet një grua në Ferizaj dhe plagoset një burrë

Një grua është vrarë sot në në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj pas disa të shtënave me armë zjarri. Lajmin për Prishtina Sot e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Deklarata e plotë e tij:

Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri.

Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person i gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person i gjinisë mashkullore, i cili është dërguar nē Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimeve janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Të ngajshme

Bllokohet rruga në Kralevë të Serbisë nga protestuesit, Policia e Kosovës ka një thirrje ndaj qytetarëve

KushtrimGuraj

“Dinjiteti i veteranit s’është përdhosur asnjëherë si në qeverinë e Kurtit”

KushtrimGuraj

MPJ shpërndan thirrjen e Policisë: Shmangeni Kralevën gjatë udhëtimit

KushtrimGuraj