Telenews

Trajkoviq thotë se padia që Radoiçiq ngriti ndaj saj, u bë shkak i ndalesës në aeroportin e Beogradit

Një padi penale e ngritur kundër saj, nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka bërë që kryetarja e Lëvizjes Europiane e serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, të ndalohet në aeroportin ”Nikola Tesla” në Beograd.
Kështu ka treguar vet Trajkoviq, përmes një reagimi në llogarinë e saj në twitter, ndërsa përmend që personi që ka ngritur padinë ndaj saj, është nën sanksionet amerikane.
“Sapo është zbuluar arsyeja misterioze e ndalimit tim në aeroport: Milan Radoiçiq ka ngritur një padi penale kundër meje. Më penguan të largohesha nga vendi për shkak të një padie të ngritur nga një burrë nën Sanksionet Magnetike të Thesarit Amerikan. Ai është i lirë në këtë vend, unë nuk jam…”, shprehet ajo.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 8 tetor

Rrezarta Ramaj

Qeveria Rama del me vendim të ri për të moshuarën

Rrezarta Ramaj

Një i ndaluar për sulmin ndaj Klan Kosovës, AGK kërkon veprime ndaj të tjerëve

Rrezarta Ramaj