Telenews

Trajneri i Baselit flet për marrëdhënien me Shaqirin: Çfarë thotë ai për kapitenin?

Ludovic Magnin ka mbajtur konferencën e tij të parë për media si trajner i ri i Baselit, kampionit dhe fituesit të Kupës, duke folur për projektin e tij dhe për kapitenin e ekipit, Xherdan Shaqiri. 46-vjeçari u shfaq me humor të mirë, duke bërë shaka në lidhje me marrëdhënien e tij me Shaqirin.

Ai tha se ata nuk kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë, por as një marrëdhënie të keqe, duke shtuar se ishin së bashku në fushë për vetëm tri minuta si pjesë e përfaqësueses së Zvicrës.

“Nuk kemi marrëdhënie shumë të ngushtë, por sigurisht as të keqe. Ishim së bashku në fushë për tre minuta me ekipin përfaqësues të Zvicrës. Ai sigurisht që nuk do të trishtohet që unë jam këtu tani”, ka thënë Magnin.

Megjithatë, pas shakasë, ai theksoi se skuadra e tij do të ndërtohet rreth Shaqirit, duke e konsideruar atë një lojtar të kalibrit të lartë.

“Kur ke një lojtar të kalibrit të Shaqirit, duhet të ndërtosh ekipin rreth tij. Dua që ai të vazhdojë ashtu siç luajti Baseli në sezonin e kaluar. Sulmi ishte i pabesueshëm. Megjithatë, dua të ndërroj disa gjëra të vogla që i përshtaten ideve të mia,” ka shpjeguar Magnin.

Të ngajshme

Pse Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e gishtave të këmbës?

Donat Hashani

Barcelona merr një ofertë të çmendur prej 150 milionë eurosh për Raphinha nga gjiganti i Ligës Premier

Valjeta Turkaj

Shikoni golin mjeshtëror të Chelseat të kapur nga kamera e vendosur në trupin e gjyqtarit

Valjeta Turkaj