Telenews

Trajneri i madh evropian po e kërkon Brojën

E ardhmja e Armando Brojës është ende e paqartë. Është i sigurt largimi i sulmuesit shqiptar nga Chelsea, por nuk dihet se kush do të jetë destinacioni i radhës.

Të shumta janë skuadrat europiane që kërkojnë shërbimet e 22-vjeçarit shqiptar, mes tyre edhe emra të njohur të kontinentit si Milan apo Napoli.

Por në orët e fundit, në mediat turke është publikuar lajmi se Fenerbahce kërkon që të përforcojë sulmin dhe një nga emrat që pëlqehet nga trajneri Jose Mourinho është ai i Armando Brojës.

Kartoni i sulmuesit vlerësohet rreth 22 milionë euro dhe drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Chelsea për të transferuar në kampionatin turk talentin shqiptar.

Të ngajshme

Barcelona niset për në Pragë pa katër yje

Valjeta Turkaj

Fenerbahce ‘çmendet’ për Muriqin, ofron zyrtarisht miliona euro për të

KushtrimGuraj

Muriqi i 6-ti në luftën për “Këpucën e Artë” evropiane

KushtrimGuraj