Telenews

Trajneri i Mallorcas: Muriqi erdhi i lodhur nga Kosova

Trajneri i Mallorcas Javier Aguirre, ka treguar gjendjen fizike të lojtarëve, pas kthimit nga ndeshjet e kombëtareve.

Aguirre u pyet për Kang-in Lee, Muriqin dhe Gio Gonzales, në konferencën për shtyp, ku tha se mezi kanë arritur të ushtrohen, pas lodhjes nga fluturimi i gjatë, transmeton Telenews.al.

“Ata që mbërritën sot mezi kanë mundur të ushtrohen, nuk kanë punuar me ekipin, sidomos për shkak të lodhjes dhe orëve të fluturimit. Nëse loja do të ishte sot, ata nuk do të mund të luanin”, deklaroi Aguirre dje në konferencnë për shtyp.

Mallorca do të përballet sot, me Osasunën, në kuadër të javës së 26-të në La Liga. /Telenews.al

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj