Telenews

Trajneri i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së madhe: Nuk ka rëndësi, si ata si Sllovakia

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka nënvlerësuar Kosovën para finales së play-offit të Botërorit, duke u bashkuar me thirrjen e presidentit të Federatës Turke.

“Dardanët” siguroi një fitore historike ndaj Sllovakisë në Bratislavë me rezultat 3-4, duke kaluar në finale ku do të përballen me Turqinë, e cila ka mposhtur Rumaninë me rezultat 1-0.

Pas triumfit, Montella theksoi se për Turqinë nuk ka rëndësi kundërshtari, duke shprehur sigurinë se do të sigurojnë biletën për në Botëror.

“Sllovakia ose Kosova, nuk ka rëndësi kundërshtari. Secili kundërshtar ka lojë të ndryshme, e dimë këtë. Po përgatitemi për mrekulli, jam i kënaqur me paraqitjen në përgjithësi”, tha Montella.

Ai shtoi: “Lojtarët tanë janë të matur. Me kundërshtar si Rumania luan me distancë të hapur por nuk e bëmë këtë, luajtëm me maturi dhe fituam. Do ta luajmë finalen por nuk ka rëndësi kundërshtari”.

Deklarata të ngjashme kanë bërë edhe Kenan Yildiz dhe presidenti i Federatës Turke, të cilët e kanë konsideruar Turqinë si favorit të padiskutueshëm ndaj “Dardanëve”.

Finalja e play-offit të Botërorit do të zhvillohet të dielën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të ngajshme

Takimi Kurti-Macron: Është diskutuar për dialogun me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura

Blearta

LDK: Zgjedhja e Presidentit vetëm përmes marrëveshjes politike, VV përgjegjëse për procesin

Blearta

Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tragjike e marsit të vitit 2025

Blearta