Telenews

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Faton Ademi do të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij.

Ai do të transferohet te skuadra e njohur, Greuther Furth aty ku kishin luajtur edhe disa lojtarë nga Kosova si Ilir Azemi dhe Mërgim Mavraj.

Rreth këtij transferimi njoftoi edhe ish-trajneri i Kosovës U19, Adil Maliqi të cilin e uroi për këtë lëvizje.

“Urime, Faton Ademi!
Rrugëtimi yt nuk ka qenë aspak i garantuar. Vendosmëria, pasioni dhe gatishmëria jote për të punuar fort me veten çdo ditë e për të dhënë maksimumin, të kanë sjellë aty ku je sot.
Kalimi në Bundesliga 2 është hapi tjetër i madh – dhe unë gëzohem sinqerisht për ty!
Ti ke qenë gjithmonë i gatshëm të rritesh, të marrësh përgjegjësi, madje edhe të ndryshosh pozicion kur ka qenë e nevojshme. Kjo është pikërisht ajo që e përcakton një lider të vërtetë.
Një lider nuk flet thjesht – një lider vepron. Ata i lënë veprimet e tyre të flasin.
Këtë ta kam thënë gjithmonë dhe ti e ke vënë në praktikë në mënyrë mbresëlënëse.
Por unë të njoh: për ty, Bundesliga 2 do të jetë vetëm një shkallë drejt suksesit. Jam i bindur se do të lësh gjurmë edhe atje dhe do të afirmosh veten shpejt.
Të uroj shumë sukses, shëndet të mirë dhe – mbi të gjitha – që ta ruash atë vrull të jashtëzakonshëm ndërsa ecën përpara!
Ruaje urinë për sukses. Qëndro i fokusuar. Ji besnik ndaj vetvetes.
E ke merituar”, shkroi Maliqi në postimin e tij në “Facebook”.

Të ngajshme

Kryesia e LDK-së del me njoftim publik: Unanimisht mbështesim Bekim Sejdiun për president

Yllka Gashi

“Liria Ka Emër” publikon klipin për marshin e 12 shtatorit

Yllka Gashi

Zgjerohen hetimet për keqpërdorimet në BKS, 69 të pandehur dhe mbi 1.2 milion euro dëm i dyshuar

Yllka Gashi