Telenews

Transferet që Barcelona i dëshiron gjatë kësaj vere

Barcelona ka një plan të qartë për këtë verë dhe po ndërmerr hapa konkretë për ta bërë realitet.

Hapi i parë është finalizimi i njërës prej
dy marrëveshjeve të miratuara nga anëtarët gjatë Kuvendit të së enjtes, diçka e
nevojshme për të shmangur humbjet në fund të vitit dhe për të rritur diferencën
e “fair play”.

Për më tepër, klubi po përpiqet të ulë faturën e pagave, transmeton Gazeta Express.

Me këto kushte klubi do të mund t’i afrohet me besim afatit kalimtar, pasi në tavolinë ka pesë emra.

Robert Lewandowski, Raphinha, Jules Kounde, Marcos Alonso dhe Cesar Azpilicueta janë objektivat kryesorë.

Megjithatë, klubi katalanas do të duhet të paguajë një shumë për secilin prej tyre.

Këto përforcime, nëse mbërrijnë, do t’i bashkohen Franck Kessie dhe Andreas Christensen tashmë të transferuar. /Gazeta Express/

The post Transferet që Barcelona i dëshiron gjatë kësaj vere appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Zabi fantastik, futbollisti kosovar shënon dy gola në Ukrainë

Yllka Gashi

Messi i pandalshëm, shënon katër gola në fitoren 7-1 të Inter Miamit –

KushtrimGuraj

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj