Telenews

“Trashëgova një katastrofë, por po e ndreq”, Trump liston arritjet 11-mujore dhe vetëshpallet më i miri në histori

trump-nis-operacionin-e-gjere-kunder-emigracionit-ne-new-orleans

Me ton të mprehtë dhe sfidues, zëri i tij, nën sfondin e zbukurimeve festive në dhomën diplomatike të pritjeve, presidenti amerikan Donald Trump renditi një e nga një ato që i cilësoi sukseset e vitit të parë të udhëheqjes, në fjalimin para kombit.

“11 muaj më parë trashëgova një katastrofë dhe tani po e zgjidh”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë. Nga rimëkëmbja e ekonomisë te operacionet kundër emigracionit të paligjshëm, për të kaluar te siguria në kufi, fundi i luftës në Gaza dhe deri te çmimi i gjelit të detit që, siç tha, kurrë nuk ka qenë kaq i ulët, Trump e përdori fjalimin 18-minutësh të fundvitit për të shpallur veten si më të mirin e të gjitha kohërave.

“Mirëmbrëma Amerikë. 11 muaj më parë trashëgova një lëmsh të madh dhe tani po e ndreq. Një vit më parë vendi ynë kishte vdekur, ishte në prag të kolapsit. Totalisht i dështuar. Tani jemi vendi më i mirë në botë. Kufiri ynë është i sigurt, inflacioni është ndalur, rrogat janë rritur dhe çmimet janë ulur. Vendi ynë është i fortë, Amerika është e respektuar. Jemi rikthyer më të fortë se kurrë më parë”, tha ai.

Ai fajësoi në disa raste paraardhësin Joe Biden për rritjen e kostos së jetesës, teksa krahasoi të dhënat ekonomike dhe inflacionin gjatë udhëheqjes së tij me atë të paraardhësit. I cilësoi sërish “tarifat” si fjalën e preferuar dhe premtoi se, falë tyre, ekonomia po rritej.

Në mandatin e tij të parë, Trump nuk mbante fjalim fundviti, por të mërkurën doli para gazetarëve për të thënë se shefja e kabinetit të tij e kishte shtyrë të fliste për kombin. Nuk është rastësi që presidenti republikan zgjodhi ta bëjë tani këtë fjalim, pasi mbyllja e administratës publike vonoi publikimin e të dhënave të ekonomisë. Raportet e para federale po dalin në dritë dhe nuk janë shumë pozitive. Sipas tyre, papunësia është në nivelin 4.6 për qind, niveli më i lartë që prej pandemisë së COVID-19.

Një sondazh i Reuters dhe Ipsos, të martën, tregoi se vetëm 33 për qind e të rriturve në SHBA aprovonin mënyrën se si Trump e kishte menaxhuar ekonominë.

Të ngajshme

Kryeqyteti sonte i ndez dritat e fundvitit

Valjeta Turkaj

KQZ njofton: 88% e fletëvotimeve të diasporës janë dorëzuar

Valjeta Turkaj

Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë

Valjeta Turkaj