Tre ditë pasi ka rënë kulmi i ndërtesës së Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria është lëshuar rruga për qarkullim automjetesh e rrugës të komuna.
Kulmi që u shemb të enjten në objektin e ri të komunës së Prishtinës, ishte rinovuar në gusht të vitit të kaluar.
Si pasojë e rënies së kulmit, një vajzë ka marrë lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në QKUK.
Vajza e lënduar është 23-vjeçare. Ajo është motra e deputetes Fjolla Ujkani.