Tre persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në fshatin Jashanicë të Klinës. Njëri nga ta është lënduar nga arma e zjarrit, kurse dy nga ta me mjete të forta.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:41, kurse ka shtuar se njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendngjarja.
I njëjti ka bërë të ditur se tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 22:40 në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, një me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta. Personi i plagosur me armë është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.
The post Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë – i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.