Telenews

Tre pjesëtarët e grupit që kryen sulm terrorist arrijnë në gjykatë, prokuroria kërkon paraburgim

Tre pjesëtarët e grupit serb që të dielën kanë kryer sulm terrorist në veri, ka arritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku do të mbahet seanca

Seanca ndaj tyre pritet të nisë në ora 10:00.

Ndërsa Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që ndaj tyre të caktohet masa e paraburgimit.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin se kërkesa është bërë kundër tre (3) të pandehurve për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj