Telenews

Tre shqiptarë zgjidhen ministra në qeverinë e re të Malit të Zi

Kuvendi i Malit të Zi ka zgjedhur qeverinë e re në krye me kryeministrin Milojko Spajiq.

Pro qeverisë së Spajiqit ishin 46 deputetë, 19 ishin kundër ndërsa një deputet abstenoi.

LEXO EDHE:

Ministrja Rizvanolli sot raporton në Kuvend lidhur me këtë gjigant industrial

Vend në qeverinë e re malazeze kanë zënë edhe tre shqiptarë, ku zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik është emëruar Nik Gjeloshaj, shkruan Vijesti.

Shqiptarët në këtë qeveri udhëheqin edhe me dy ministri, atë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në krye me Fatmir Xhekën dhe Marash Dukajn i cili është emëruar ministër i Administratës Publike.

Qeveria e Spajiqit në total  ka 18 ministri ndërsa pesë zëvendëskryeministra. /Telenews.al

Të ngajshme

Dhoma e Tregtisë: Bizneset po mbyllen, importi po rritet nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut

KushtrimGuraj

Gruaja nga Suhareka humb jetën në rrethana të dyshimta – Trupi i dërgohet për obduksion

KushtrimGuraj

Zjarr i madh afër parkut të Gërmisë

KushtrimGuraj