Telenews

Tre shtetas shqiptarë humbin jetën në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në Koblenz të Gjermanisë, kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë si pasojë e një aksident trafiku.

Aksidenti i rëndë rrugor, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, derisa veç të vdekurve, edhe katër shqiptarë të tjerë janë plagosur.

”Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.

Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.

Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

Të ngajshme

Iu vranë nëntë fëmijë nga sulmet izraelite, burri në gjendje kritike për jetën

Valjeta Turkaj

Zhvillimet e ditës së hënë – 26 maj 2025

Erzana Fazliu

Don Xhoni sqaron rastin me armën e gjetur në veturë – “Nuk ka qenë e imja, gjithçka u sqarua në Polici”

Valjeta Turkaj