Telenews

Tre të rinj humbin jetën nga një aksident i rëndë mes nëntë automjetesh në Frankfurt

Tre të rinj kanë humbur jetën sot mëngjesin e hershëm si pasojë e një aksidenti të rëndë në Frankfurt të Gjermanisë, në të cilin u përfshinë nëntë automjete.

Aksidenti fatal ndodhi në autostradën e njohur A3 drejt Offenbach dhe Frankfurt-Sud, kur një 25-vjeçar, i cili po tentonte të kalonte një veturë në të djathtë, ka shkaktuar përplasjen kur po kthehej për të kaluar në shiritin e majtë.

Siç shkruajnë mediat gjermane, automjeti i tij ka përplasur veturën që po kalonte, duke e shpërndarë atë përtej ndarëses së mesme të rrugës, ku ka goditur edhe dy automjete tjera që udhëtonin në shiritin e kundërt.

Në këtë aksident tragjik, një 20-vjeçar dhe një 21-vjeçare humbën jetën menjëherë, ndërsa një 38-vjeçar që udhëtonte në makinën e përplasur vdiq më vonë në spital.

Dy persona të tjerë mbetën të plagosur lehtë.

Autostrada A3 u mbyll për disa orë, duke shkaktuar një bllokim të plotë deri në orët e para të mëngjesit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Të ngajshme

Musliu: Kushtetuesja u tregua tolerante ndaj adoleshencës së Kuvendit

Donat Hashani

Lista Serbe e akuzon KQZ-në për “manipulim politik”

Donat Hashani

International Maarif Schools of Kosova hap paralele të reja për vitin shkollor 2025/26

Valjeta Turkaj