Telenews

Tre të vrarë dhe një i plagosur për dy ditë në Gjilan, Hyseni thërret sot mbledhje urgjente

Gjilani është tronditur nga dy ngjarje të rënda brenda dy ditësh, ku tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Pas këtyre rasteve tragjike, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se do të thërrasë mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Të premten, në Livoç të Ulët ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku humbën jetën një grua dhe një burrë, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur. Kurse të dielën në mbrëmje, një tjetër person u vra nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Pogragjë. Sipas informatave të Policisë, i dyshuari për këtë rast është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në kërkim policor.

Pas këtyre ngjarjeve, kryetari i Gjilanit ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve, duke e cilësuar situatën si të rëndë për komunën.

“Komuna jonë po përballet me një situatë të rëndë pas dy ngjarjeve tragjike. Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi të premten, qyteti ynë u prek përsëri sonte nga një tjetër incident me pasojë humbjen e jetës”, ka shkruar ai.

Kryetari ka bërë të ditur se sot në mëngjes do të thërrasë në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, ku, së bashku me udhëheqjen e Policisë së Kosovës dhe organet e tjera të rendit e të ligjit, do të koordinohen hapat për rritjen e sigurisë në komunë.

“Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë është prioriteti ynë kryesor institucional. Komuna e Gjilanit do të përdorë të gjitha kompetencat e saj për të bashkëpunuar me organet e sigurisë në menaxhimin dhe parandalimin e rasteve të tilla”, ka deklaruar ai.

Në fund, kryetari u ka bërë thirrje qytetarëve për maturi, qetësi dhe bashkëpunim me organet e rendit.

Të ngajshme

Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

Rrezarta Ramaj

Ledri Vula në New York, këngëtari shqiptar bën namin në festën e familjes Rexha

Rrezarta Ramaj

Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Rrezarta Ramaj