Telenews

Tre zyrtarë policorë të arrestuar: IPK del me detaje të reja pas operacionit kundër korrupsionit

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në operacionin e sotëm të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, janë shoqëruar në objektin e IPK-së katër zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast.

Pas intervistimit tre zyrtarë policorë janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse ndaj një zyrtari tjetër rasti do të vazhdoj në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit operacioni është realizuar në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq në bazë të urdhëresës se Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ka përfshirë bastisjen e pesë (5) personave zyrtarë dhe dy (2) personave civilë/qytetarë, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me disa vepra penale.

“Hetimet lidhur me këtë rast ndaj katër zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë me dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit”, thuhet në komunikatë.

Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për 4 zyrtarët policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast.

Të ngajshme

Dhjetëra shoferë kapen në shiritin emergjent, 300€ gjobë dhe ndalesë 1 vjeçare

Blearta

Rast i rëndë në Linz të Austrisë, dyshohet se burri vrau gruan dhe vajzën e tij e më pas veten

Valjeta Turkaj

Palatova – Kurtit: Brukseli nuk mund thjesht t’ua japë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet

Valjeta Turkaj