Telenews

Treg kokaine në parkingun e një supermarketi, arrestohet shqiptari në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane me akuzën e shpërndarjes së drogës.

Bëhet me dije se një efektiv policie, teksa ndodhej në një supermarket në zonën e Montit, vuri re shqiptarin, i cili në parkingun e supermarketit, kishte një qëndrim të çuditshëm pranë makinës së tij.

Ai u takua me një person tjetër, i cili menjëherë pas përfundimit të takimit hipi në një automjet dhe u largua.

Pas kontrollit të makinës, policia gjeti 19 doza kokainë dhe 100 euro në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Gjithashtu në shtëpinë e shqiptarit, nën mbushjen e divanit, ushtarakët kanë gjetur mbi 3000 euro, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal. Shqiptari u arrestua dhe është në pritje të masës së sigurisë.

Të ngajshme

“Për inati”, Kryeziu tregon se çfarë i thanë deputetët rreth moskonstituimit të Kuvendit

Donat Hashani

“Humbje e mandateve dhe burgim”, Kryeziu tregon pasojat e mundshme për deputetët nëse nuk konstituohet Kuvendi

Donat Hashani

Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës

Donat Hashani