Partia Socialdemokratike ka anuluar protestën e organizuar për nesër në Gjilan pasi Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatësja, Ekaterina Trendafilova, ka anuluar aktivitetet e saj me shoqërinë civile të parapara të mbahen në këtë komunë.
“Për shkak të anulimit të takimit të zonjës Trendafilova në Kosovë, anulohet dhe protesta e organizuar për shkak të këtij takimi. Falënderojmë secilin qytetarë që ndihmoj në organizimin e secilën grua e secilin burrë që ishte i gatshëm të dilte në protestë e të shpërfaqte pakënaqësinë aty”.
Sipas PSD-së anulimi i takimit të Trendafilovës për herë të dytë e ka konfirmuar një fakt të rëndësishëm se Gjykata Speciale është e padrejtë dhe skandaloze, njofton Klankosova.tv.
“Anulimi i takimit të mbyllur të znj Trendafilova për herë të dytë e ka konfirmuar një fakt të rëndësishëm për këtë gjykatë: Gjykata Speciale është politike që tenton të menaxhoj opinionin publik dhe të normalizoj imazhin e saj aty. Kjo gjykatë është e padrejtë dhe skandaloze. Takimet e mbyllura, në qetësi e të qeta shërbejnë për të normalizuar e tjetërsuar pikërisht këtë fakt mbi këtë gjykatë. Prandaj, karshi jehonës së zëri të qytetarëve të organizuar e revoltuar, këta zgjedhin strukjen” thuhet në njoftimin e PSD-së.