Telenews

Trendafilova të martën në Kosovë, veteranët kundërshtojnë vizitën

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës Ekaterina Trendafilova, do të vijë për një vizitë në Kosovë.

Kjo vizitë është paralajmëruar për të martën, më 13 maj.

Trendafilova pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në reagimin e OVL UÇK-së, thuhet se kjo vizitë është provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës së tyre çlirimtare.

“13 Maji është datë e zezë në historinë tonë, themelimi i UDB-së, përndjekësi më i egër i shqiptarëve, dhe dita e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz. Të vish në këtë datë, në këtë tokë, me agjendë të njëanshme e pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo Familje Dëshmori”.

“Gjykata Speciale është padrejtësi e institucionalizuar. E themeluar për të ndjekur vetëm një palë, vetëm UÇK-në, duke anashkaluar krimet e tmerrshme serbe, ajo nuk sjell drejtësi, por hakmarrje politike. Krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim të zgjatur dhe të padrejtë, po përballen me pengesa të rënda në mbrojtje, trajtim të pabarabartë dhe qëllim të qartë për t’i dënuar që më parë se të mbarojë procesi. Kosova nuk ka për çka të turpërohet! Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme. Ne nuk do të heshtim! Liri për luftëtarët tanë!”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.

Herën e fundit kryetarja e DhSK-së kishte vizituar Kosovën në tetorin e vitit të kaluar.

Vizitat e Trendafilovës u kundërshtuan në vazhdimësi edhe me protesta.

Të ngajshme

Xheneta Fetahu “thumbon” Drilonin?-“Prezenca ime është alarm”

Erzana Fazliu

Gjuha e trupit të një burri të dashuruar

Erzana Fazliu

Shkëputje masive e dheut në një hidrocentral në ndërtim në Gramsh, zë poshtë dy punonjës

Erzana Fazliu