Telenews

Treni godet veturën në Drenas

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një veture dhe një treni në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, ku një person ka pësuar lëndime trupre.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 09:00 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person”, ka theksuar ajo.

Ahmeti deklaroi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.

Të ngajshme

Nexhmedin Spahiu thotë se u ftua për takim nga ministri Gjuriq

Donat Hashani

Administrata Trump po punon për të zhvendosur 1 milion palestinezë në Libi

Donat Hashani

Gjendje alarmante e bërllokut në Rrugën C

Donat Hashani