Telenews

TREPÇA E FITOI DERBIN E VJETËR TË BASKETBOLLIT KOSOVAR NDAJ BASHKIMIT

Derbi i vjetër i elitës së basketbollit kosovar ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit i zhvilluar sonte, i ka takuar ekipit mitrovicas.
‘Xehtarët’ kanë arritur fitore të madhe ndaj portokallinjëve me shifrat e ngushta 83-77.
Ishte ky një duel mjaftë interesant me periodën e parë që u mbyll baraz (25-25), derisa çereku i dytë i takoi Trepçës që e fitoi ngushtë (23-19) dhe mbylli pjesën e parë me 4 pikë diferencë 48-44.
Në pjesën e dytë vazhdoi loja e ngushtë me Trepçën e cila e fitoi periudhën e tretë poashtu ngushtë (21-19), çereku i fundit u mbyll baraz (14-14) e vendasit e siguruan një fitore mjaftë me vlerë.
Drilon Hajrizi, Rodney Purvis e Ty Cockfield kishin nga 17 pikë secili në fitoren e Trepçës sonte, derisa Mike Edwards shtoi 10 sosh.
Te Bashkimi s’mjaftuan për fitore, Corey Ross me 20 pikë, Julien Lewis me 16 e John Florveus me 14 sosh.
Pas xhiros 26. Trepça vazhdon të mbetet e dyta në tabelë me 44 pikë, 18 fitore e 8 humbje, derisa Bashkimi mbetet në zonën ”play out” me 37 pikë, 10 fitore e 16 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Trepça i shkon Sigal Prishtinës e Bashkimi e zhvillon derbin lokal ndaj Prizrenit 16.

Të ngajshme

Cardinale hap thesin, Tare transferon yllin 40 milionësh

KushtrimGuraj

Man Utd ofron kontratë rekord për Bruno Fernandes, 23 milionë euro në vit

KushtrimGuraj

Si e arriti Sunderland qëllimin e parë dhe çfarë kërkon Xhaka të arrijë me këtë klub

KushtrimGuraj