Telenews

Trepça e mposht kampionin e Qipros në Ligën e Kampionëve në basketboll

Trepça e ka mposhtur sot ekipin e Keravnosit në raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve në basketboll.

Mitrovicasit kanë mposhtur në çerekfinale të turneut kualifikues ekipin qipriot të Keravnos me shifrat e ngushta 82-79, por shumë të vlefshme.

Rrjedha e ndeshjes ishte shumë e ngushtë me Trepçën që e nisi duke fituar çerekun e parë 23-14, derisa në të dytin ekipi i Keravnos u dallua më shumë 21-30, derisa pjesa e parë u mbyll baraz 44-44.

Trepça u rikthye te loja e mirë në çerekun e tretë duke e fituar atë 19-12, derisa në periodën e fundit vazhdoi loja e ngushtë (19-23) e Trepça fitoi në sekondat e fundit me treshen e Desmond Cambridge dhe dy gjuajtjet e lira të Malik Johnson.

Desmond Cambridge ishte lojtari më efikas te Trepça sot me 22 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Mikaile Tmushiq me 20 të tjera, 10 të tjera kishte edhe Sammy Hunter.

Te Keravnos, Tilemachos Vissariou kishte 16 pikë si më i dalluari.

Në gjysmëfinale të turneut kualifikues, Trepça luan me kampionin çek, Nymburk të premtën.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj