Klubi i Trepçës ka prezantuar sot trajnerin e ri që do i prijë skuadrës.
Mitrovicasit që ditë më parë kishin ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin maqedonas, Alek Joncevski, tash kanë arritur akord me një trajner turk.
Trepça e ka konfirmuar sot në krye të ekipit, turkun Engin Gençoglu.
‘‘Engin Gencoglu, i bashkohet shtabit teknik te klubit. Engin Gencoglu se bashku me Ilir Slemanin pritet te sjellin vlere te shtuar ne ekip dhe ta udheheqin ekipin drejt objektivave”, shkruan njoftimi i klubit mitrovicas i lëshuar sot.
43 vjeçari, së fundmi ka punuar te skuadra turke, Konyaspor me të cilët në sezonin e kaluar e siguroi elitën e atjeshme, gjersa sivjet e drejtoi po të njejtin ekip për pak ndeshje, por që më pas palët e ndërprenë kontratën shkaku i rezultateve jo të mira të ekipit në ato momente. /Telenews.al/

