Telenews

Trepça rikthen kontrollin mbi pronën e saj në Veri që për vite të tëra s’e pati nën menaxhim

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se kanë arritur të rikthejnë kontrollin mbi një pronë të tyre.

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se prona për shumë vite jashtë menaxhimit të tyre.

“Lajm i shkëlqyer nga Trepça! Pas një procesi të gjatë dhe të kujdesshëm, kemi arritur të rikthejmë kontrollin mbi një pronë të Trepçës, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit tonë. Falë bashkëpunimit me një operator ekonomik lokal, kemi siguruar një zgjidhje të drejtë dhe transparente, duke arritur:  Pagesën për periudhën e kaluar të shfrytëzimit; Një kontratë të re për shfrytëzimin e ardhshëm; 322,335.95 € të ardhura për Trepçën, që do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të ndërmarrjes sonë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në komunikatë thuhet se “ky është një hap i madh përpara, një sukses për Trepçën dhe një shembull i mirë i bashkëpunimit midis sektorit publik dhe privat. Me hapa konkretë, po forcojmë Trepçën dhe po kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të komunitetit tonë”.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj