Telenews

Tri skuadra e mëdha angleze kalojnë në çerekfinale të FA Cup

 

 

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e radhës të zhvilluara në kuadër të FA Cup.

Chelsea shënoi fitore në ndeshjen dramatike ndaj Leeds, ku fituesi u përcaktua tek në minutat e fundit. Ndërkaq më të lehtë e kishin Liverpool, United e Wolves.

Ekipi i drejtuar nga Mauricio Pochettino triumfoi 3:2. Leeds kaluan të parët në epërsi në minutën e tetë nëpërmjet Joseph. Megjithatë, Chelsea përmbysi gjithçka me dy gola nga Jackson e Mudryk.

Ishte Joseph që barazoi shifrat me golin e dytë personal në minutën e 59-të. Por, në minutën e parë shtesë, Gallagher realizoi pas asistimit të Enzo Fernandez për ta fituar ndeshjen dhe për t’ia siguruar Chelseat kalimin tutje.

Te United golin e fitores e shënoi Casemiro, ndërsa për kualifikimin e Wolves shënoi Lemina.

“The Reds” shënuan fitore me rezultat të thellë 3:0, me golat e Koumas dhe dy golat e Daans, që të dy futbollistë të rinjë të Liverpoolit me vetëm 18-vjeç.

 

Të ngajshme

Krasniqi transferohet te Kolosi në Ukrainë

Erzana Fazliu

Driton Kuka komenton humbjen e Kosovës: T’i përkrahim në ditë të vështira

Erzana Fazliu

Kurti shkruan për humbjen e Kosovës

Donat Hashani