Telenews

Tronditëse në Gjilan – 64-vjeçari gjendet i varur në oborrin e shtëpisë nga nëna e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Cernicë, komuna e Gjilanit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në rrethana tragjike.

Sinjali mëson ekskluzivisht se më 04 gusht 2025, rreth orës 08:00, A.V, nëna e viktimës, ka njoftuar Policinë se ka gjetur të biri, B.V. rreth 64-vjeçar, të varur në litar në oborrin e shtëpisë në rrugën “Fevzi Hoxha”.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e 64-vjeçarit.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Rënda (NJHP/SRH-së) si dhe krim-teknikët rajonalë, të cilët nën autorizimin dhe praninë e Prokurorit të Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes po vazhdojnë intensivisht.

Rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë janë ende të paqarta.

Të ngajshme

FBK lëshon reagim pas thirrjeve antishqiptare nga tifozët maqedonas

Donat Hashani

Tragjike në Greqi! 55-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza

Valjeta Turkaj

Fibula Travel sjell pushimet që keni ëndërruar në Antalya

Valjeta Turkaj