Telenews

Tronditet bota e sportit: Legjenda e boksit gjendet i vdekur në shtëpi

tronditet-bota-e-sportit:-legjenda-e-boksit-gjendet-i-vdekur-ne-shtepi

Ish-kampioni i botës në boks, Ricky Hatton është gjetur i pajetë në banesën e tij në Greater Manchester, në moshën 46-vjeçare.

Sipas Policisë, trupi i tij u gjet në Bowlacre Road pas një telefonate nga një qytetar në orën 06:45 të mëngjesit të sotëm. Autoritetet kanë bërë të ditur se deri më tani nuk ekzistojnë rrethana të dyshimta lidhur me vdekjen e tij.

Hatton, i njohur si një nga figurat më të dashura të sportit britanik, debutoi profesionalisht në vitin 1997 dhe fitoi tituj botërorë në kategoritë super të lehtë dhe velter. Ai e mbylli karrierën me një rekord prej 45 fitoreve dhe vetëm 3 humbjesh, duke regjistruar fitore madhështore ndaj emrave të mëdhenj si Kostya Tszyu, Juan Urango dhe Jose Luis Castillo. Seria e tij e pathyeshme zgjati deri në vitin 2007, kur u mposht nga Floyd Mayweather dhe më pas nga Manny Pacquiao.

Pas tërheqjes nga ringut, Hatton vijoi aktivitetin si trajner dhe promotor, duke punuar ngushtë edhe me djalin e tij, Campbell, i cili këtë vit vendosi të tërhiqej nga boksi me një rekord 14-2.

Vetëm pak ditë para vdekjes, Hatton kishte dhënë një intervistë për Metro, ku foli për sfidën e madhe mes Terence Crawford dhe Canelo Alvarez. Ai madje kishte publikuar një postim në Instagram dy ditë më parë, duke zbuluar se po stërvitej për një rikthim në ring në muajin dhjetor.

Homazhet dhe mesazhet e dhimbshme për Hatton kanë mbuluar rrjetet sociale, duke reflektuar ndikimin e jashtëzakonshëm që ai pati jo vetëm në boks, por në gjithë sportin britanik.

Të ngajshme

Eurobasketi: Greqia bëhet e ‘bronztë’

KushtrimGuraj

Shearer e këshillon Arsenalin se si të përdoret më mirë Gyokeres: Nëse ndodh kjo, ai bëhet i pandalshëm

KushtrimGuraj

Media serbe – Kurir: Ai mësoi basketbollin në Prizren, me të Turqia e shkatërroi Greqinë

Donat Hashani